24-11-2024

Shejh Tahiri i Planejës angazhohej për shkollim dhe ndalimin e shpërnguljes së shqiptarëve

Shejh Tahiri i dytë u lind në vitin 1897 në fshatin Planejë-Has, Komuna e Prizrenit. Ishte shejh në Teqenë e Planejës pas Sheh Sylës, i katërti me radhë nisur nga themeluesi i saj që ishte Sheh Tahiri i Parë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas profesor Fidan Shehut, në vitin 1931 në fshatin Planejë hapet një Mejtep (shkollë fillore), nën udhëheqjen e Mulla Reshyt Shehu, ku kontributi në mësimin e gjuhës shqipe në ato troje ishte i madh.

Në kohën e Sheh Tahirit të Dytë, familja Shehu e Planejës numëronte mbi 100 anëtarë, dhe karakteristikë ishte se kjo familje funksiononte me një disiplinë dhe harmoni të madhe nën udhëheqjen e Shehut dhe zotit të shtëpisë( i cili merrej drejtpërdrejt me udhëheqjen e veprimtarisë apo punëve në familje).

Ai ndërroi jetë në vitin1974.

Më 31 Mars 1980, familja Shehu numëronte 134 anëtarë dhe me këtë datë ndahet si familje e gjerë.  / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.