Shejh Tahiri i Planejës – kleriku i respektuar në shërbim të Arsimit dhe kundër Shpërnguljes së shqiptarëve
Shejh Tahiri i dytë i fshatit Planejë ( Has – Komuna e Prizrenit ) u lind në vitin 1897. Ishte trashëgues i postit në Teqenë e Planejës pas shejh Sylës, i katërti me radhë nisur nga themeluesi i saj, që ishte shejh Tahiri i parë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas profesor Fidan Shehut, në vitin 1931 në fshatin Planejë hapet një Mejtep ( shkollë fillore ), nën udhëheqjen e Mulla Reshyt Shehut, ku kontributi në mësimin e gjuhës shqipe ishte i madh në ato troje.
Në kohën e shejh Tahirit të dytë, familja Shehu e Planejës numëronte mbi 100 anëtarë, dhe karakteristikë ishte se kjo familje funksiononte me një disiplinë dhe harmoni të madhe nën udhëheqjen e shejhut, njëkohësisht zot i shtëpisë ( i cili merrej drejtpërdrejt me udhëheqjen e veprimtarisë apo punëve në familje ), shkuan Gazeta e Prizrenit.

Shejh Tahiri ndërroi jetë në vitin 1974.
Më 31 Mars 1980, familja Shehu numëronte 134 anëtarë dhe me këtë datë ndahet si familje e gjerë. / GazetaePrizrenit.net /
Lexo edhe: