19-09-2024

Shembet ura e gjatë 140 metra në Tajvan, 10 persona të plagosur (VIDEO)

Një urë gjigande është shembur në Tajvanin lindor. Si pasojë e kësaj shembje 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve 11 persona llogariten të zhdukur. Pesë prej tyre ndodheshin mbi ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të.

Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë.

Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi.

Sipas mediave, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar janë dërguar në spital.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.