Shembull qytetarie: Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur me para dhe dokumente në Shtime
Më 25 prill 2025, rreth orës 15:50, qytetari Xh. Rexhaj, 47 vjeç nga fshati Petrovë dorëzoi në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur pranë urës në rrugën “Përparim Boshnjaku” në Shtime.
Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 142 euro e 33 cent, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.B nga Shtimja.
Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen asaj me procesverbal.