“Shërbimet serbe planifikuan vrasjen e Dick Martyt, për t’ua lënë fajin kosovarëve”
Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane, trasnmeton Sinjali.
Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.
Një burim konfidencial e ka informoi Martyn për elementët e mëposhtëm, sipas një dokumenti nga Ministria e Punëve të Brendshme: “Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe.
Vrasja e Dick Martyt thuhet se iu besua burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët ishin trajnuar prej tyre si ‘profesionistë absolut’ që do ta zotëronin atentatin ‘pa lënë gjurmë’.
Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën e Hashim Thaçit, vrasja duhet të paraqitet si t’i atribuohet qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.
Diskreditimi i Kosovës
“Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran.
Gjithçka filloi gjashtëmbëdhjetë muaj më parë, raporton Mise au Point, i cili ishte në gjendje të fliste me Dick Marty në shtëpinë e tij në Ticino.