24-11-2024

Sherifi: Nisma ka kaluar pragun

“Vazhdojmë të insistojmë se këto vota [të ardhura nga Serbia] që janë mbushur në mënyrë kriminale, në asnjë mënyrë të mos trajtohen nga KQZ-ja”.

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se koalicioni Nisma-AKR ka kaluar pragun dhe ka arrit që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se nga totali i votave të rregullta dhe të vlefshme, koalicioni ka arritur shifrën prej 5.017 për-qind, njofton Klan Kosova.

“Nisma ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota në tërësi. Rëndësia e veçantë e këtyre rezultateve është se nga procesi i rinumërimit, Nisma ka marrë 5.5 për-qind”.

“Në total nga votat e rregullta dhe të vlefshme koalicioni ynë ka arrit të bëhet pjesë e Kuvendit duke arritur shifrën prej 5.017 për-qind të votave”.

“Në vendin tonë janë lejuar të hyjnë në mënyrë ilegale zarfe për t’u numëruar pa asnjë raport paraprak të prokurorisë dhe pa një vendim të KQZ-së.

“Vazhdojmë të insistojmë që këto vota që janë mbushur në mënyrë kriminale, insistojmë se këto vota në asnjë mënyrë të mos trajtohen nga KQZ-ja. Ju e dini se ne kemi ushtruar një kërkesë në PZAP për këtë çështje”.

Asnjë koment

Comments are closed.