Shihni se ku e kishte fshehur drogën i dyshuari në Prizren
Drejtoria e Policisë së Kosovës për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (Njësia në Prizren), pas një pune operativo-hetimore rreth njëmujore në mbledhje të informatave nga terreni nga burime të ndryshme, me datë 29.01.2022, në konsultim me Prokurorin ka ndërmarr veprime në terren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti “Citroën C3” ngjyrë hiri që vozitej nga një person i dyshuar mashkull.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marrë autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.
Lexo edhe:
“Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetur një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizë (të rrymës elektrike) kishte vendin për çelës. Me anë të çelësit që e kishte i dyshuari, është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, ka thënë Policia mes tjerash, raporton Zeri.info.
Përveç lokalit në fjalë, Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram, një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një veturë modeli Citroen C3 ngjyrë hiri me targa vendore, një palë çelësa për hapjen e lokalit, një qelës për hapjen e bunkerit dhe një telefon mobil”, deklaroi më tej Policia.
Vlen të përmendet se i dyshuari, sipas PK-së, është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri