24-11-2024

Shkarkohet Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

Vendimi është marrë pas përfundimit të sfidës së djeshme në “Loro Boriçi”, ndaj Turqisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Rezultatet e dobëta, që shoqëruan kuqezinjtë gjatë gjithë vitit 2018, por edhe në këtë fillim të edicionit eliminator të Euro 2020, kanë ndikuar në këtë vendim.

Në njoftimin zyrtar të FSHF-së, thuhet se për ndeshjen me Andorrën, që do ët zhvillohet të hënën në transfertë, skuadra do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Kujtojmë që Bulku ka qenë asistent i Panuccit, ndërsa Mema është afruar për të ndihmuar ish mesfushorin me eksperiencën e tij, për sfidën me Andorrën.

Christian Panucci mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës, ku zëvendësoi Gianni De Biasin, ndërsa debutoi me ndeshjet kundër Lichtensteinit dhe Maqedonisë.

Asnjë koment

Comments are closed.