Shkëlqejnë Ronaldo dhe Georgina: Marrin vëmendjen e të gjithëve në ‘MTV EMAs 2019’
Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, ‘vodhën’ shfaqjen në MTV EMAs 2019 të dielën në mbrëmje, kur mbërritën plot shkëlqim në këtë event të ndarjes së çmimeve të muzikës.
Çifti i famshëm kishte preferuar ngjyrat e ndezura, por të kundërta, shkruan ‘SS’.
Sulmuesi i Juventusit ishte veshur me një kostum të kuq të ndritshëm, ndërsa Georgina kishte zgjedhur një fustan blu elektrizues.
Partnerja e Ronaldos, edhe pse mbante qëndrim serioz nxirrte në pah fizikun e saj në pjesën e qafës dhe gjoksit si dhe me një çarje të lartë në anën e kofshës së majtë.