Shkëndija kampion i Maqedonisë Veriore
Skuadra tetovare, Shkëndija ka arritur të mbrojë titullin në Maqedoninë Veriore duke u shpallur sot kampion për sezonin 2018/19.
Këtë e arriti pas fitores së sotme ndaj Rabotniçkit në udhëtim me rezultat prej 0-1, transmeton Koha.net.
Ennur Totre ishte ai që shënoi golin e fitores në takimin e sotëm për Shkëndijën kur po luhej minuta e 90.
Shkëndija shpallet kampion me 72 pikë.