30-04-2025

“Shko në …”, VV në Prizren pretendon se Shaqir Totaj ofendoi një qytetar

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prizren ka pretenduar se kryetari Shaqir Totaj ka ofenduar një qytetar në rrjete sociale.

Ata kanë publikuar edhe një bisedë ku figuron se nga profili i Totajt është dërguar një mesazh: Shko RS.

Sipas VV-së në Prizren ky ofendim erdhi pasi qytetari i kërkoi llogari për punën e tij, shkruan Insajderi.

“Skandaloze Kur një qytetar nga Hasi i kërkon llogari, Shaqir Totaj i thotë “Shko në RS”. Prizreni nuk ka nevojë për një kryetar të tillë. E turpshme. E pafalshme!”, thuhet aty.

Asnjë koment

Comments are closed.