14-11-2025

Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, shqiptari humb jetën një ditë më pas

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para tre ditësh në Turqi ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.

news image

Vdekja e tij erdhi krejt papritur pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

I riu shqiptar kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.

Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

Rama u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor pasi u dërgua në emergjencë.

Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.

Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.

Lexo edhe:

Prizren: Zyrtari i Postës sul*mohet me mjet të fort, më pas god*itet edhe një dëshmitar

Asnjë koment

Comments are closed.