Shkolla e mesme teknike në Prizren plotësohet me Qendrën për Karrierë
Në Shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren, është inauguruar Qendra për Karrierë. Sipas akterëve përgjegjës, kjo qendër do të ndihmojë rreth 1.500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.
Në këtë ceremoni është thënë se orientimi për karrierë domosdo duhet të përfshihet në sistemin e arsimit dhe të aftësimit profesional, ashtu që secili nxënës duke filluar nga klasa e IX-të e deri në përfundim të ciklit të mesëm të arsimit të lartë të gjejë zgjidhjen më optimale për karrierë në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që janë angazhuar në krijimin e Qendrës për Karrierë në ShMLT “11 marsi”, që sipas tij do të ketë ndikim direkt në ngritjen profesionale të gjeneratave që dalin nga kjo shkollë.