24-11-2024

Shkolla “Lekë Dukagjini” në Prizren shënoi 45-vjetorin e themelimit (FOTO)

Shkolla”Lekë Dukagjini” shënoi 45-vjetorin e themelimit të saj. Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, nga afër panë programin që kishin përgatitur nxënësit e kësaj vatre të diturisë.

Që nga themelimi kjo shkollë, që ndryshe njihet edhe si “shkolla e re” ka shënuar rezultate të shumta, ndërsa së fundi ka fituar projektin e Këshillit të Evropës për multikulturalizëm dhe multigjuhësinë. Në tri vitet e fundit është vërejtur ngritje e rezultateve në testin e arritshmërisë, mbi 10 për qind.

Duke filluar nga fëmijët e moshës 5-vjeçare e deri tek ata 14-vjeçar, u paraqitën pjesë të ndryshme në poezi, dramë, skeçe, valle, pjesë instrumentale etj, në të dy gjuhët, shqip dhe boshnjakisht.

Vlen të theksohet se kjo vatër diturie, nga muaji nëntor i vitit që shkoi  është ndarë në dy nivele, 0-5 dhe 6-9, dhe secili nivel ka drejtuesin e vete./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Jehona Krasniqi

Fotografia e Jehona Krasniqi

Asnjë koment

Comments are closed.