Punëtorët e arsimit në shkollat e Prizreni, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga SBASHK-ut, në shenjë greve nuk e filluan gjysmëvjetorin e dytë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Referuar disa përfaqësuesve të Sindikatës greva është respektuar masovikisht. Mejdin Rrahmani, kryetar i Sindikatës në gjimnazin “Gjon Buzuku”, tha se greva ka gjetur përkrahje tek punëtorët arsimor të këtushëm.
Ndërkohë ende nuk ka ndonjë deklarim nga Drejtoria e Arsimit në Prizren, për gjendjen në shkolla këtë mëngjes, kur është dashur të fillojë procesi mësimor.
Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj sot ka thënë se nuk nuk do të tërhiqen nga vendimi nëse koeficienti i pagave nuk rritet së paku 30 për qind.
Derisa vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me rastin e fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, ai tha se kanë marrë përkrahje edhe nga prindërit e kësaj shkolle./GazetaePrizrenit.net