Shkollat përfunduan gjysmëvjetorin e parë
Me komunikimin e suksesit të nxënësve, që një pjesë e shkollave e kanë caktuar për sot, edhe në arsimin parauniversitar të komunës së Prizrenit, përfundon gjysmëvjetori i parë.
Ndëkohë që fillojnë pushimet, të cilat do të zgjasin deri më 14 janar, shkollat dhe Drejtoria e Arsimit do të nxjerrin statistikat rreth rezultateve të arritura.
Për shkollat të cilat punojnë me Kurrikulë, periudha e përfunduar llogaritet si perioda e parë, pasi në gjysmën tjetër të vitit kanë edhe dy perioda./GazetaePrizrenit/