20-08-2025

Shkrepi 8 herë me armë në dasmë, arrestohet 29-vjeçari në Prizren

Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren.

Siç raporton Gazeta Sinjali ngjarja ka ndodhur më 16 gusht 2025, rreth orës 00:30, në një sallë dasmash në rrugën “Transit i Vjetër”, ku Sh. Smajli, rreth 29-vjeçar, ka shkrepur tetë herë me armë.

Pas veprimeve hetimore, më 19 gusht policia e ka ndaluar dhe i ka sekuestruar një pistoletë me gaz “BLOW TR 14”, cal. 9mm, si dhe një karikator.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe ka pranuar veprën. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.