Shkruan “UÇK” në 15 vetura, dënohen me 55 ditë burgim – reagon MPJ
Tre të rinjë shqiptarë në Beograd, janë arrestuar nga autoritetet serbe pasi të njëjtit natën e ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se në një shoqëri demokratike dhe shtet, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian askush nuk mund të dënohet sepse mund të ketë shprehur mendim apo prezantuar bindje ndryshe dhe eventualisht shfaqur një ide a simbol, përderisa ajo nuk është e dëmshme për të tjerët”, thuhet në reagim.