04-07-2025

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 2,146 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një ulje prej 3% ose 66 raste më pak krahasuar me vitin 2023.

Komuna me numrin më të madh të shkurorëzimeve është Prizreni, me 209 raste ose 9.7% të totalit, pasuar nga Prishtina me 165 raste (7.7%) dhe Peja me 155 raste (7.2%).

Sipas kohëzgjatjes së martesës, më së shumti shkurorëzime ndodhin midis vitit të pestë dhe të nëntë të martesës, që përbën 32.4% të totalit, ndërsa periudha nga viti i dhjetë deri në të katërmbëdhjetë përbën 15.1% të rasteve të shkurorëzimit./ Gazeta Sinjali

 

Asnjë koment

Comments are closed.