Shkurte Fejza publikon këngën për nënat, mesazhi i Gresës ua merr zemrën
Shkurte Fejza numëron shumë hite në repertorin e saj.
Këngëtarja është shumë aktive me këngë të reja, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net, përcjell “GazetaePrizrenit.”
Ditë më parë, Shkurta publikoi këngë e cila ka një mesazh të fuqishëm, pasi i dedikohet nënës.
Vajza e saj, Gresa, përmes rrjeteve sociale i ftoi të gjithë ta dëgjojnë këtë këngë si dhe shkroi disa fjalë për të.
“Pershendetje shok e shoqe, ju ftoj me ndegju kangen ma te re kushtuar qenies me te shtrejt edhe me te çmueshme qe e krioj Zoti- NËNËS! Kenga ma e bukur edhe me e prekshme qe e kam ndegju najher, nje mesazh per ti gjithe ata qe i keni nenat ti doni e ti respektoni , ata te tjeret ti kujtoni me dashuri!😍😍😍”, ka shkruar ajo.