Prizren: Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve shtroi iftar
Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve në Prizren, sonte shtroi iftar, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, shëndetësore, pastaj të organizatave dhe të shoqatave të shumta, që veprojnë në këtë rajon dhe më gjerë.
Në iftarin e shtruar në kuadër muajit të shenjtë të Ramazanit, ku u potencua veprimtaria tradicionale 77 vjeçare e shoqatës, si dhe solidariteti e respekti që ka karakterizuar zejtarët prizrenas.
Pjesë e iftarit ishte edhe Kryeimami në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, si dhe anëtarë të familjeve me gjendje sociale. /Gazeta e Prizrenit