25-11-2024

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmbyllin vitin duke dhuruar 113 shtëpi/Halil Kastrati flet për sfidat në shtëpinë e të moshuarve

Kastrati ka treguar për sfidat dhe sukseset që po e përmbyllin vitin 2022. Sipas tij dy vite me 70 banorë është sfidë ne veti.

“Me 12 dhjetor i kemi bëre 2 vite nështëpinë e të moshuarve këtu, qëështë në kuadër shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Dy vite me banorëështë një sfidë bukur e mirë, ndoshta nuk e kemi menduar që më tëvërtet do të jetë njëpërgjegjësijashtëzakonisht e madhe, është një moshë delikate, më sëmundje dhe diagnoza të ndryshme, duke pasur parasysh që nuk kanë asnjë familjarë të rrethit të ngushtë, jemi familjarizuar më ta dhe përgjithësi normalisht edhe kur janë mirë apo shtrirë më sëmundje të ndryshme. Veç njëshembull më ju dhënë, nësendonjëri prej tyre shkon në spital, kujdestarinë e hjekim ne, ne jemi ata familja më e ngushtë”, tha Kastrati.

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, tha se kur e merr mision një punë atëherë puna është më e lehtë.

“Nëse një veprimtari që e merr përsipër dhe e merr mision, zoti t’i lehtëson të gjitha procedurat tjera, ne e kemi marrë mision këtë punë dhe vetvetiundonjë herë themë si ka mundësi t’i dal ballë sepse nuk është aktiviteti i vetëm i shoqatës. Megjithatë, na ka lehtësuar zoti shumë sepse e kemi marrë mision këtë punë dhe nuk na benë përshtypje asgjë tjetër përveç se këtë mision të qojmë përpara”,ka thënë Kastrati për IndeksOnline.

Kastrati ka folur mbi sfidat dhe sukseset e shoqatës, ku si një sukses ka theksuar që asnjë projekt nuk ka dështuar deri me tani dhe për këtë ai ndihet krenar.

Ai gjithashtu tha se qendra e mjekësisë familjare është në ndërtim e sipër në komunën e Mitrovicës si dhe shumë projekte të tjera që do të fillojnë nga viti i ardhshëm.

“Suksesi në përgjithësi i Jetimave tëBallkanitështë që asnjë projekt nuk ka dështuar deri më sot, e kjo e bën më të lehtë punën tonë, të arrish të fitosh besimin e shqiptarëve kudo që janë nuk është punë e lehtë, ndoshta fillimet kanë qenë të renda, sot janë ata që na obligojnë neve që të marrim projekte, sepse vijnë të ardhura dhe neve na duhet të nisim projekte. Përveç shtëpive që deri sot, neve i kemi strehuar mbi 1500 familje me shtëpi, mos të harrojmëështë qendra e mjekësisë familjare në Mitrovicë që po ndërtohet, është qëndrimi ditor në Vushtrri, është thertorja që ka përfunduar edhe janë disa projekte që tani fillojnë në 2023 nga shoqata por, duke mos i lenë anash familjet që kanë nevojë për strehim”, bëri të ditur ai.

Drejtori i kësaj shoqate, pranoi për IndeksOnline se me 28 dhjetor do të ndahen 113 çelësa për 113 shtëpi të reja.

“Jemi në fund të vitit dhe e kemi një event me datë 28 dhjetor, ku për ndër të 13 vjetorit të shoqatës do të dhurohen 113 palëçelësa, 113 shtëpi të reja, ështëbëre traditë përvjetorët e shoqatës ku dhurohen më qindra shtëpi”, theksojë Kastrati

Asnjë koment

Comments are closed.