24-11-2024

Shoqata “Nëna Terezë” nderon “Pos Mortum” furrtarin Qerim Çoçaj

Shoqata humanitare bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka nderuar me mirënjohje “Pos mortum” Qerim Refki Çoçajn, nga Prizreni, por që ka punuar e jetuar në Gjilan.

I ndjeri pësoi tragjikisht dy javë më parë nga një kamion që e kishte lënë të vdekur në vend pronarin e furrës së bukës “Çoçaj”, e duke lënduar edhe disa persona të tjerë në Gjilan.

Mirënjohja i ndahet në shenjë respekti për kontributin e dhënë i cili kishte kontribuar për dy luftërat duke i ndihmuar refugjatët të cilët aso kohe ishin strehuar në Gjilan, transmeton radio-star.

Kontributi i të ndjerit ishte shumë i madh, duke i ndihmuar familjet skamnore në Gjilan e më gjërë. Mirënjohjen familjarëve ua dorëzoi Halit Alidema, koordinator regjional i Shoqatës “Nënë Tereza për Anamoravë.

Mirënjohjen e pranuan dy djemtë e tij Refki dhe Leotrim Çoçaj, të janë zotuar se do të vazhdojnë rrugën e prindit të tyre duke vazhduar me humanizëm./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.