25-10-2025

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 nga 38 komunat

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se të shtunën do të shpallen rezultatet përfundimtare të 35 nga 38 komunat e vendit, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Radoniqi ka theksuar se Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk kanë përfunduar ende të gjitha procedurat për të shpallur rezultatet përfundimtare, për shkak të disa ankesave që janë ende duke u shqyrtuar nga PZAP.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës”.

Ai shtoi: “Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme”.

Kjo vendosje vjen pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit për shumicën e komunave, ndërsa qytetarët e tri komunave në pritje do të duhet të presin derisa të mbyllen të gjitha procedurat ligjore.

Lexo edhe;

Editorial / Prizren: A ia ktheu vota shpinën programit ?!

Asnjë koment

Comments are closed.