Shpallet për herë të tetë vendimi për fillimin e punimeve për ujësjellësin në Dragash
Por, disa prej tyre kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, raporton KTV.
Komuna e Dragashit, që nga viti 2016, ka ndarë mjete për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, por edhe pas 3 vjetësh zvarritje të procesit të prokurimit dhe rishpalljeve të tenderit, ky institucion nuk ka arritur ta përmbyllë projektin dhe të fillojë punimet.
Për të shtatën herë me radhë, kjo komunë kishte anuluar njoftimin e kontratës në mars të këtij viti, pasi OSHP-ja kishte aprovuar ankesën e Operatorit Ekonomik “Puna” & “Info Plus”, të cilët ishin ankuar pasi fituesit e kontratës “NPN Alfa – Ing & Al – Trade shpk”, ishin shpallur të papërgjegjshëm nga OSHP-ja.
OSHP-ja kishte konstatuar se sërish kishte shkelje ligjore.
Vendimin e radhës, Komuna e Dragashit e ka marrë me 19 qershor, ku ka njoftuar për dhënien e kontratës për grupin e Operatorëve Ekonomikë “Fanaj Inxhinjering” dhe “Lala Shpk”.
Përderisa ky projekt parashihet të bëhet në tri faza dhe do të kushtojë 1.5 milion euro.