Shpaloset agjenda e shënimit të 75 vjetorit të SHKA “Agimi
Të hënën e ardhshme, në Prizren fillojnë aktivitetet për shënimin e 75 vjetorit të ShKA “ Agimi”.
Gjatë ditës së mërkurë, përmes një konference për media, njëri grup i ShKA” Agimi”, ka shpalosur agjendën e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të 75-të të organizmit më të vjetër kulturor në vendin tonë.
Berat Batiu, nga komisioni për informim, tha se që nga muaji qershor kanë filluar përgatitjet për organizimin sa më të suksesshëm të aktiviteteve për nder të këtij përvjetori të rëndësishëm. Zotëri Batiu, tha se aktivitetet do të fillojnë të hënën në mbrëmje me koncertin e veteranëve të trupes sonë artistike, dhe do të përfundojnë solemnisht të mërkurën po në mbrëmje me vënien në funksion të pullës postare të ShKA “ Agimi” nga Posta e Kosovës. Ai tha më tej se aktivitetet për shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm do të mbështetën nga ministria e Kulturës dhe disa donatorë, ndërsa deri më tani një gatishmëri e këtillë nuk është gjetur nga komuna e Prizrenit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të shpërndahen mirënjohje të shumta për të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin, mbarëvajtjen dhe mbështetjen ndaj këtij organizmi të rëndësishëm kulturor mbarëshqiptar, njoftuan organizatorët./tvprizreni.info/