Përfundon procesi i votimit në Ambasadën në Berlin, deklarohet ambasadori Ajeti
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në ambasadën në Berlin, i gjithë stafi ka përfunduar me sukses procesin e sotëm të votimit, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që dëshmuan kulturë të lartë institucionale, si dhe për të gjithë votuesit që morën pjesë në këtë proces zgjedhor” shkroi ai.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Ky është imazhi i vërtetë i Republikës sonë në ditën e zgjedhjeve
![]()
Të gjithë, pa përjashtim – kryesuesi, komisionerët, vëzhguesit e partive politike dhe stafi mbështetës i ambasadës tonë – kontribuuan me përkushtim dhe profesionalizëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.
Një proces i tillë i suksesshëm pasqyron kulturën politike dhe nivelin e përgjegjësisë qytetare të shoqërisë sonë.
Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që dëshmuan kulturë të lartë institucionale, si dhe për të gjithë votuesit që morën pjesë në këtë proces zgjedhor.
Një ditë e rëndësishme, që meriton të mbahet mend për Republikën tonë.
