Shpërthen amoniaku në një hotel në Shëngjin, 20 turistë nga Kosova marrin trajtim mjekësor
Rreth njëzet turistë nga Kosova, të cilët ishin vendosur në Hotel Frojd në Shëngjin, kanë kërkuar sot trajtim mjekësor në Lezhë, pasi që në hotelin ku ata ishin vendosur, ka shpërthyer amoniaku.
“Në këtë Hotel në orët e hershme të mëngjesit, ka shpërthyer amoniaku brenda Hotelit, ku 15-20 persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Lezhës. Gjendja shëndetësore e tyre ka qenë shumë e rëndë, me plogështi e humbje ndjenjash. Aty ka pasur edhe fëmijë të vegjël, të cilët kanë qenë në një gjendje të tillë”, tha ai.
Sipas po këtij burimi pacientëve të cilët morën trajtim, nuk i është lëshuar raport mjekësor dhe se të gjithë ata janë shprehur të gatshëm për një padi lidhur me këtë ngjarje me pasoja të rënda.
“Është shqetësues fakti qe Reparti i Emergjencës nuk iu ka leshuar raport mjekësor pacientëve, pasi që të gjithë kanë shprehur gatishmëri për padi, ndaj kësaj ngjarje që ka mundur të ketë pasoja për jetën”, ka thënë ai.
Ndërsa ka treguar se gjendja e turistëve që kërkuan ndihmë mjekësore është stabile dhe se pas marrjes së infuzioneve ata vazhdojnë të jenë të lodhur./Indeksonline/