Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël në Pejë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

“Ka shpërthyer një mini cisternë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë Kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, tha Nikçi.