Shpërthim si në “luftë” – prizrenasi shpërndan videon e rastit që ndodhi mbrëmë, tregon panikun dhe dëmtimet
Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga ta është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky moment ka shkaktuar panik edhe në lagjen ku ka ndodh shpërthimi i fishekzjarreve.
Një qytetar e ka shpërndarë një video nga shtëpia e tij, shumë afër vendit ku ka ndodh incidenti.
Ai tregon se të gjitha dritaret e shtëpisë së tij janë thyer, ndërsa njofton se ato i ka mbuluar me najlon, sa për ta kaluar ndrrimin e viteve.
“Pasi pushuan shpërthimet, ishin prezent policia dhe organet tjera shtetërore, por për ne, familjen tonë askujt nga shteti nuk i interesoi a shpëtuam, a patëm dëme, a kemi nevojë për diçka dhe si do ta kalojmë natën sonte. Edhe pse dëmet ishin evidente, i shihnin edhe ata”, shkruan ai në postimin e tij.
“Ndërsa ne në vend se të festojmë sonte, ne vraponim t’i fiknim zjarret në shtëpi, ta qetësonim nënën plak 77 vjeç që u tremb tepër shumë, pastaj për të vazhduar me pastrimin e xhamave deri në mëngjes. Republika e jonë, Republika e Kosovës. Urime Viti i Ri”!
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Pas shpërthimit aksidental te fishekzjarrëve në pikat e shitjes mobile ilegale (Ne lagjen tonë ne Prizren), të cilën nuk e ka ndaluar shteti, pushteti, na u thyen gati gjitha dritaret e shtëpisë. I mbylla disi me najlon që mujta me gjetë. Korridoret mbetën pa dritare. Disa herë thirëm në 194 dhe emergjencën të dërgojnë ndihmë se dëgjohej britma e tmerrshme e njerëzve në rrugë, na përgjigjeshin “Zoti ju ndihmoftë”.
Pasi pushuan shpërthimet, ishin prezent policia dhe organet tjera shtetërore, por për ne, familjen tonë askujt nga shteti nuk i interesoi a shpëtuam, a patëm dëme, a kemi nevojë për diçka dhe si do ta kalojmë natën sonte. Edhe pse dëmet ishin evidente, i shihnin edhe ata.
Unë i tregova, disa policëve për gjitha dritaret e dëmtuara në shtëpi dhe as që u bëri përshtypje kjo punë. Indiferencë totale.
Ndërsa ne në vend se të festojmë sonte, ne vraponim t’i fiknim zjarret në shtëpi, ta qetësonim nënën plak 77 vjeç që u tremb tepër shumë, pastaj për të vazhduar me pastrimin e xhamave deri në mëngjes. Republika e jonë, Republika e Kosovës. Urime Viti i Ri! Na thoni mos ikni. Keni fytyrë të na ftoni t’ju votojmë. Vet i mbyllni sytë për shitjen ilegale të fishekzjarrëve në zona të banuar, dhe pastaj kur ndodh fatkeqësia, ikni nga përgjegjësia me indiferencë. Me ndonjë fjalë si “Zoti ju ndihmoftë”, “Çka me bo, u bo mo?!” ose edhe ndonjë kërcënim “Hyn brenda”.