Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren: Lokale e vetura të dëmtuara, xhama të thyer – PAMJE
Personi që ka mbetur i lënduar më rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe lokalet dhe banesat përreth.
Ndërkaq, sot, në ditën e parë të vitit 2024, po pastrohen dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i fishekzjarreve.
Sinjalizuesit kanë dërguar pamje të dëmeve të shkaktuara si pasojë e shpërthimit, ku shihen xhamat e thyer të lokaleve dhe veturave.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknikë në një pikë-shitje në trotuar dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pikë-shitjeje. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren dhe më pas njëri prej të lënduarve për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, thuhet në njoftim.