Shpërthimi në Zhur, reagojnë avokatët: Klienti jonë nuk e pranoi fajësinë edhe pas rrahjes nga Policia
“Nuk është e vërtet ajo që kanë shkruar gazetat lidhur me këtë deklaratë rreth pranimit të fajësisë. E vërteta qëndron se klienti, I.B ka deklaruar se me çdo kusht e kanë maltretuar dhe rrahur që të pranon fajësinë, mirëpo i njëjti asnjëherë nuk e ka pranuar. Ky është një dallim esencial sepse përkundër trysnisë së madhe që iu është bërë, ai asnjëherë se pranoi se vendosi eksplozivin në shtëpinë e tij, për të cilën edhe po akuzohet” thuhet në reagimin e avokatëve.