Shqetësuese: 60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet
Numër shumë i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Saktësisht, janë 60 sosh. Nga këto aksidente dy kanë përfunduar me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Njëri nga aksidentet me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një kamion dhe dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë, një burrë ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë janë lënduar.
Aksidenti tjetër me fatalitet ka ndodhur në Lipjan, ku në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i motoçikletës ka humbur jetën, ndërsa shoferja e veturës si e dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
