26-11-2024

Shqetësuese: Edhe një ditë pa asnjë lindje në Spitalin e Prizrenit

Pa kaluar dy javë, në spitalin e Prizrenit është regjistruar edhe një 24-orësh tjetër pas asnjë rast të lindjes, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Mbështetur në shënimet zyrtare, jo që në harkun kohor prej dy javësh nuk  ka ndodhur të përsëriten ditët e tilla,  por prej më shumë se një viti, nuk ka ndodhur të kalojë ndonjë ditë pa të porsalindur.

Ky është një tregues tjetër shqetësues për rënien e natalitetit në Komunën e Prizrenit, që pas Prishtinës është qendra e dytë më e madhe në vend,

Krahasuar me vitin paraprak,  edhe gjatë vitit 2019  ka vazhduar trendi  i uljes së numrit të lindjeve për të cilin kanë ngritur shqetësim edhe drejtuesit e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa”.  Vjet kanë ndodhur 262 lindje më pak se në vitin 2018, kur janë regjistruar 3.380 sosh./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.