Shqetësuese: Numër i madh i tentim vetëvrasjeve, detaje nga rasti i 41-vjeçares në Prizren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 41-vjeçare, e cila është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Sipas ekzaminimeve mjekësore, 41-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar një sasi të madhe të preparateve higjienike, domestos.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë, por që po vazhdon trajtimin në spital.
Për rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ku me vendim të këtij të fundit është iniciuar rasti ‘Vetëvrasje në tentativë’.