23-11-2024

Shqipëria, me automjetet më të vjetra në Europë

Ndërsa Europa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve miqësore me mjedisin, në rrugët tona shikon ende shumë makina të vjetra, që shkaktojnë një ndotje të madhe të ambientit dhe akustike. Shpesh ato janë bërë shkak edhe për aksidente.

Referuar të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, shifër kjo më e larta në Europë. Në Kosovë kjo shifër përllogaritet në 22.6% në Mal të Zi 25.6%, për të vijuar me Bosnjë Hercegovinën, me 35%.

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, thotë se lëvizja e shtuar e mjeteve të tilla është rrezik për jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe të qytetarëve.

Hoxha e lidh këtë situatë me modelin ekonomik që ndjekin vendet e Ballkanit, për të cilat thotë se kjo tendencë pritet të zbehet gradualisht në të ardhmen.

Sipas Eurostat, përqindjet e automjeteve më të reja të pasagjerëve ishin më të larta në Luksemburg (18,4 %), Gjermani (15,4 %), e Suedi (14,5 %). /Tv Klan

Asnjë koment

Comments are closed.