04-08-2025

Shqipëria nis shpërndarjen e teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë jashtë vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e mbi 27 mijë teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në shkolla jashtë territorit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të hënë, Rama tha:


“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë.”

Sipas tij, kjo shifër përfaqëson një rritje të ndjeshme, dhe është pjesë e përpjekjeve për të ruajtur lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

“Rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan kryeministri.

Asnjë koment

Comments are closed.