Shqiptarët e Kosovës drejt bregdetit, radhë të gjata në Morinë
Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
Rradhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet.