“Shqiptarët, shekuj me radhë kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetri”
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishter për festën e Pashkëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, kanë zgjedhur që festën e Pashkëve, ta kremtojnë në familjen e ministrit, Pal Lekaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Haradinaj, ka thënë se, shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.
Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve.
Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve./Lajmi.net/