Shqiptari nga Novi Pazari gjendet i vdekur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë
Një burrë shqiptar nga Novi Pazari, është gjetur pa shenja jete.
Policia ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovës, rreth orës 14:21.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./PR