Shqyrtohen aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Kushtetuese, intervistimi javën tjetër
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.
Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore, të mbahet më 7-8 prill 2026.
