23-11-2024

Shteti do të marrë vetura me qera në vlerë rreth 10 milionë euro, ja për cilat shërbime

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka hapur tender publik për marrje me qira vetura, të për trupa inspektuese.

Vlera e parashikuar e kontratës është afro 10 milionë euro. Sipas dosjes së tenderit, e cila është publikuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), veturat sipas specifikave duhet të jenë të reja të papërdorura me 00 kilometra si edhe pranohen vetëm vetura të prodhimit 2022 ose 2023. Po ashtu në dosje janë dhënë detaje dhe për kohëzgjatjen.

“Afatet kohore për fillimin dhe ose përfundimin e kontratës: Afati maksimal për dorëzim të automjeteve është 120 ditë nga porosia e AK-së, ndërsa kontrata e qirasë është 60 muaj nga data e pranimit të automjetit. Prej datës së pranimit të veturës ajo duhet të shfrytëzohet me qira për 60 muaj. Kontrata do të ketë afat më të gjatë dhe do të përfundojë më 05.12.2029 (kjo për arsye se një numër i veturave do të kërkohen të liferohen tek AK-ja më 06.12.2024 kur edhe përfundojnë kontratat aktuale).

Andaj, kontratat do të jetë gjithsesi 64 mujore (60 muaj qira + 4 muaj për liferim) por nëse kontratat arrijnë të nënshkruhen para datës 05.08.2024 ato do të kenë kohëzgjatjen deri më 05.12.2029 dhe për këtë arsye sigurimi i ekzekutimit do të kërkohet deri më 05.01.2030. Kohëzgjatja e qirasë për secilën veturë do të jetë 60 muaj nga data e pranimit”, thuhet në dosje të tenderit.

Më poshtë janë dokumentet, të cilat janë publikuar në këtë dosje të tenderit. Ku sipas dokumenteve të publikuara në KRPP ky tender është i ndarë në disa lote./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.