Shteti suedez në bashkëpunim me Kosovën kryen bastisje ndaj një personi të dyshuar për pastrim të parave e narkotikë
Prokuroria Suedeze në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë kryer një operacion ndaj një personi i dyshuar për krim të organizuar, pastrim të parave dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrat, bastisjet janë kryer në Suedi dhe Kosovë, ku si rezultat janë gjetur dhe konfiskuar pasuri të konsiderueshme dhe para të gatshme në Kosovë.

“Në lidhje me operacionin, u siguruan asete të gjera. Në Kosovë janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, para dhe një automjet, ndër të tjera”.

“Në Suedi, sendet me vlerë dhe dokumentacioni dixhital janë siguruar gjithashtu, gjë që mundëson masa të vazhdueshme hetimore dhe analiza të thelluara të flukseve financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Suedeze.

