Shtiu me armë gjatë ahengut në Prizren – ndalohet një 22-vjeçar
Një tjetër rast i përdorimit të armës është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Prizrenit, ku një i ri ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Liman Shala”, ku pas një informate të pranuar për të shtëna me armë, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në lokacion janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të armës, ndërsa i dyshuari, J. Q., 23-vjeçar, është identifikuar dhe shoqëruar për intervistim.
Po ashtu, arma e përdorur është sekuestruar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar hetuesi kujdestar dhe njësia e krim-teknikës, të cilët kanë kryer procedurat e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë në zhvillim. Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detajet më të fundit nga ky rast.