Shtrenjtimi i rrymës nuk i prekë qytetarët në veri
Në Mitrovicë të jugut qytetarët i paguajnë faturat e tyre të rrymës në mënyrë të rregullt përkundër fqinjëve të tyre në veri. Nga KMDLNJ e konsiderojnë këtë si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
Në Mitrovicë të Jugut qytetarët i paguajnë ato në mënyrë të rregullt përkundër fqinjëve të tyre në veri, raporton Express.
Tash me shtrenjtimin e rrymës për 15.4%, mitrovicasit e ndjejnë edhe më shumë pabarazinë për sa i përket pagesave të rrymës.
Ky shtrenjtim i rrymës, nuk do të ndikojë aspak te qytetarët e Mitrovicës së Veriut.
Emir Azemi, ish kryesues i Kuvendin Komunal, thotë se duhet të gjendet një zgjidhje më e shpejtë pasi marrëveshjet s’po gjejnë zbatim të menjëhershëm.
Se me këtë shtrenjtim bëhet një diskriminim në baza etnike e thotë Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Zbatimi i marrëveshjes për pagesën e energjisë elektrike në veri do ta kryente kompania serbe “Elektrosever”, gjë e cila ende nuk ka ndodhur.