02-04-2025

Shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind, vendimi pritet të merret më 11 prill

Shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike për 15% ishte paralajmëruar të hynte në fuqi nga sot, 1 prilli, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar për Klanin se vendimi përfundimtar pritet të merret më 11 prill.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, tarifat mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi nuk ka kuptim që kjo të ndodhë në mes të muajit”, ka thënë Fejzullahu.

Ai shtoi se aktualisht po shqyrtohen komentet e dërguara nga institucionet dhe palët e tjera të interesit.

Ndërkohë, paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë ka shkaktuar reagime të shumta dhe pakënaqësi tek qytetarët dhe bizneset.

Për këtë arsye, më 5 prill është planifikuar një protestë në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.