23-11-2024

Shtrenjtohet buka

Prej të hënës është paralajmëruar shtrenjtimi për 10 centë i bukës në Prizren. Furrtarët kanë thënë se shkak kryesor për këtë është shtrenjtimi i miellit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Njoftohet se paraprakisht vendimi për ngritjen e çmimit është marrë pas një pajtimi të furrtarëve të qytetit, në një mbledhje në të cilën është vendosur, që buka të shtrenjtohet nga 30 në 40 cent.

Pronar i furrës “Besi”, Shemsi Baldedaj, ka në këtë vendim ka ndikuar shtrenjtimi i çmimit të miellit, por edhe i shumë produkteve të tjera.

Në rritjen e çmimit ka ndikuar masa e vendosur prej 10 % për produktet që vijnë nga Serbia.

Sipas furrtarit Ilir Martinaj, vitet e kaluara kilogrami i miellit me shumicë ka kushtuar nga 22 centë, kurse me rritjen e çmimit të naftës dhe tashmë me aplikimin e masës nga qeveria, çmimi i tij për kilogram shkon deri në 35 centë.

Shtrenjtimi i bukës ndërkaq është komentuar në forma të ndryshme nga qytetarët. Disa sosh kanë thënë se kjo godet më tepër kategoritë sociale dhe është një shenjë që tregon se masat ndaj Serbisë janë reflektuar menjëherë në ngritje të çmimit të artikullit kryesor, e disa të tjerë mendojnë se Prizreni është i fundit që ngrit çmimin e bukës, për shkak se në rajonet tjera, sikur në Pejë apo gjetiu prej kohësh shitet 40 centë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.