Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Viti i ri shkollor 2020-2021, në Kosovë do të fillojë më 15 shtator.
Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 15 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.
Në një mbledhje ku ka qenë prezent ministri i Arsimit, ai i Shëndetësisë, kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës, këshillit të prindërve, është marrë vendim që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator.