25-11-2024

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Opojës

Mungesa e të pandehurit për sulm Nuridin Qafleshi, ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E njëjta bëri të ditur se në seancën e së mërkurës nuk janë prezent as dëshmitarët Qlirim Myrtezani dhe Islam Qafleshi, e as të dëmtuarit Arben dhe Dashurim Kryeziu, për të cilët tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Në mungesë të kushteve ligjore seanca u shty, kurse ajo e radhës u caktua të mbahet me 2 shtator 2020, në ora 9:30.

Ndryshe, i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Mustafë Qafleshi,  mirëpo procedura ndaj tij ka përfunduar në shqyrtimin e mëhershëm.

Sipas aktakuzës së ngritur me 15 nëntor  2016, Nuredin dhe Mustafë Qafleshi akuzohen se me 20 gusht 2016,  rreth orës 17:50, në fshatin Bellobrad, me dashje përdorin forcë ndaj të dëmtuarve Dashurim dhe Arben Kryeziut, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke pirë kafe në kafiterinë “Gazi”, së bashku me disa shokë, i pandehuri Mustafë Qafleshi i afrohet, me këmbë e godet tavolinën dhe grushton të dëmtuarin Arben Kryeziu.

Në atë moment i dëmtuari i drejtohet me fjalët “ngadalë, t mirremi vesh se çka është problemi, se vëllau im nuk është fajtor”, të pandehurit i sulmojnë duke i goditur dhe tërhequr zvarrë për tokë, me ç’ rast i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Dashurim Kryeziu.

Me këtë, ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulm”, e paraparë me nenin 187, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.