25-11-2024

Shtyhet rigjykimi ndaj gjeodetit të Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, për shkak mungesës së anëtares së trupit gjykues, Raima Elezi ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj gjeodetit të Komunës së Prizrenit, Bajram Selmani i cili po akuzohet për korrupsion.

Lidhur me mungesën e gjykatëses Elezi, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha njoftoi se e njëjta mungon për shkaqe personale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mungesa e kushteve ligjore bëri që kjo seancë të shtyhet, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 14 nëntor 2023.

Prezentë në seancë ishin prokurori Mehdi Sefa, i dëmtuari Gjek Gjevlekaj, i akuzuari Selmani dhe mbrojtësi i tij, avokati Hazër Susuri.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, të akuzuarin Selmani më 15 nëntor 2021 e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 1 vit ndalim të ushtrimit të profesionit, ndërsa të akuzuarën Luljeta Rizanaj e ka liruar nga akuza.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2022 e ka kthyer rastin në rigjykim për të akuzuarin Bajram Selmani, derisa për të akuzuarën Luljeta Rizanaj e ka vërtetuar pjesën liruese të aktgjykimit të Themelores.

Sipas vendimit të Apelit, aktgjykimi i Themelores sa i përket të akuzuarit Selmani është i përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe se i njëjti është i përfshirë në kontradikta sa i përket dispozitivit dhe arsyetimit, se mungojnë arsyet për faktet vendimtare dhe së njëjtat nuk janë në pajtueshmëri me provat dhe shkresat e tjera në lëndë.

Tutje thuhet se me këtë rast, parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullativën ligjore.

Kurse, Luljeta Rizanaj, akuzohej se më 12 shkurt 2018, në cilësinë e personit zyrtar, gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalon kompetencat e saj, ashtu që me qëllim shkel të drejtat e personit tjetër Gjek Gjevlekaj, duke vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se e pandehura Rizanaj si gjeodet bën regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj në Kadastral-Map, në kundërshtim me rregullat ligjore.

Sipas aktakuzës, lënda edhe pse nuk ishte e kompletuar, pasi që mungonte dokumenti i identifikimit, kërkesa dhe i autorizuari i bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj, pa pëlqimin e tij, Rizanaj bën ndarjen e parcelave me aktvendimin 07-942/05-176194/T, më 12 shkurt 2018.

Me këto veprime, sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, të pandehurit Bajram Selmani po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.